Si një 17-vjeçar themeloi Subway me 1000 $ dhe u bë i pasur

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 13:07 | Nga

“Subway”, një nga brandet e restoranteve më të njohura në botë arkëton miliarda dollarë çdo vit. Ai është rrjeti më i madh  fast food në botë me mbi 44 000 të tilla. 26 000 prej tyre ndodhen vetëm në Amerikë. Këto të dhëna e bëjnë atë t’ia kalojë edhe gjigantit “McDonalds”.

Por ashtu si edhe çdo biznes tjetër, “Subway” filloi si një biznes i vogël, me një borxh midis shokësh e familjarësh. Nëse jeni duke menduar për të filluar një biznes të tillë, kjo histori mund të jetë frymëzuese për ju.

Subway, së pari u themelua nga një 17 vjeçar. Në viti 1965, Fred DeLuca i kërkoi një miku të familjes, Dr. Peter Buck, $1000 hua. DeLuca i përdori paratë për të hapur një fast food në Bridgeport, Connecticut. Në atë kohë, ai mendoi se kjo do t’a ndihmonte atë të kryente pagesat e shkollës. Për këtë arsye edhe kompania mëmë e “Subway” quhet “Doctor’s Associates Inc.”. Buck kishte një Ph.D., dhe DeLuca donte të bëhej doktor.

Kompania u quajt Pete’s Super Submarines për shkak të Peter Buck. Gjithsesi në reklama në radio, “Pete’s Submarines” dëgjohej si “Pizza Marines”,çka u jepte dëgjuesve një përshtypje tjetër për biznesin në fjalë. Si rezultat, ata e ndryshuan emrin në “Pete’s Subways”, dhe në vitin 1968, thjeshtë “Subway”.

Në librin e tij të vitit 2012 të quajtur Start Small Finish Big: Fifteen Lessons to Start — and Run — Your Own Successful Business, se ai nuk dinte asgjë rreth ushqimeve të fast food kur filloi biznesin.

Por kjo nuk e ndaloi aspak atë. DeLuca korri sukses shumë shpejt. Ai dhe Buck shitën 312 sandwich ditën e parë. Çdo njësi kushtonte midis 49 dhe 69 cent, sipas website të Subway. Këto shifra e bënë atë të mos shqetësohej më për pagesat e shkollës.

Në vitin 1974 kompania u kthye në një franchise. 30 milje nga Bridgeport, në Wallingford u hap pika e dytë e Subway. 10 vite më vonë, në vitin 1984 hapi pikën e parë jashtë Amerikës, në Bahrain.

Pas Bahrain, erdhi Kanadaja në vitin 1987 dhe trendi vazhdoi. Sot ka pika Subway në Kinë, Indi, France, Brazil, Rusi, e më gjërë. Janë thuajse 500 pika për çdo shtet të Amerikës.

Në një rezyme të plotë, DeLuca mori një hua prej $1000 për të hapur një biznes për të cilin ai nuk kishte aspak informacion. Ai donte një punë që të paguante shpenzimet e shkollës dhe përfundoi duke hapur rrjetin më të madh të fast food në botë.

DeLuca ishte president i Subway nga viti 1965 deri në vitin 2016 kur ai ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare. Vendin e DeLuca e mori motra e tij, Suzanne Greco.

Më poshtë vijojnë edhe disa të dhëna mbi kompaninë:

Subway info

  • CEO: Suzanne Greco
  • Business headquarters: Millford, Conn.
  • Franchising since: 1974
  • Initial investment: $147,050 to $320,700
  • Initial franchise fee: $15,000
  • New units in 2017: -222 units (-0.5 percent)
  • Training: 33 hours on the job, 62 hours in the classroom
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme