Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? – flet drejtori i burgjeve

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, tre të dyshuarit – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës, pas caktimit të masës së paraburgimit.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur se ende nuk është kategorizuar rasti dhe se personat e arrestuar nuk janë dalluar nga të tjerët.

“Herët është të flitet se si trajtohen këto raste, sepse menjëherë pas pranimit natyrisht në bashkëpunim me institucionet e sigurisë do të bëhet klasifikimi dhe kategorizimi i këtyre personave varësisht prej rastit”, është shprehur ai.

“Natyrisht deri më tani ata po trajtohen si të gjithë personat e tjerë. Nuk ka asnjë dallim,” ka deklaruar tutje ai në një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Të ngjashme