Si të dalloni një parfum origjinal?

Prishtinë | 04 Nën 2024 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

1.Kontrolloni së pari mbështjellësin e parfumit.

Parfumet origjinale kanë celofan të mbështjellë rreth kutisë.

Kontrolloni nëse celofani është i mbështjellë në mënyrë të gabuar apo nëse është i ndryshuar në ndonjë vend, pasi që nëse ka ndonjë dëmtim në celofan atëherë parfumi ka gjasë të mos jetë origjinal.

2.Shpesh mund të vëreni autenticitetin e parfumit duke shikuar pjesët e kutisë.

Para se të hapni parfumin me kujdes shikoni nëse në kuti ka ndonjë shenjë të mbështjelljes apo dizajnit joprofesional.

3. Parfumet origjinale kanë numrin e kontrollit dhe numrin serik.

Nëse në kutinë e parfumit nuk i gjeni këta numra, atëherë parfumi nuk është origjinal.

Të ngjashme