Si të krijoni atmosferë pozitive në shtëpi

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia është vendi ku ndiheni më mirë, një vend strehimi nga armiqësitë e jashtme. Është një vend ku ktheheni në fund të ditës dhe ndjeheni të relaksuar. Megjithatë, ka raste kur vini në shtëpi dhe nuk ndiheni mirë apo këndshëm. Kjo mund të jetë për shkak të energjisë negative që ekziston në vendbanimin tuaj. Ky artikull ka për qëllim t’ju ndihmojë të largoni energjinë negative nga shtëpia juaj dhe të sillni më shumë pozitivitet.

Si ta bëni këtë?

Le të shqyrtojmë disa mënyra me të cilat mund të krijoni energji të mirë në shtëpinë tuaj dhe ta mbushni jetën tuaj me lumturi dhe pozitivitet.

Mbajeni shtëpinë të rregullt, jo të rrëmujshme

Pastrimi i shtëpisë nga ndonjë gjë e padëshirueshme që nuk ju hyn më në punë, ndoshta mund të jetë një nga veprimet më të mira që mund të bëni për të tërhequr energjinë pozitive në shtëpi. Pastrimi do të krijojë hapësirë që energjia e mirë të depërtojë dhe gjithashtu të veprojë si një katarsis. Për më tepër, një shtëpi e pastër do t’ju bëjë të lumtur dhe sjell atmosferë të mirë në familje. Në rastin e një shtëpie të papastër ku çdo gjë është e çorganizuar, rrëmujë, ju papritur mund të ndjeni një energji negative sapo hyni brenda. Prandaj rregullojeni dhe mbajeni shtëpinë të pastër, dhe kështu ajo do të mbushet vetëm me energji pozitive.

Lejoni rrezet e diellit dhe dritën të futen brenda në shtëpi.

Rrezet e diellit (sidomos herët në mëngjes) dhe era janë disa gjëra që mund t’ju japin energji. Një dhomë bëhet më rrezatuese kur në të futen rrezet e diellit. Ju ndiheni të freskët dhe gjendja juaj shpirtërore përmirësohet kur ndieni ajrin e pastër brenda shtëpisë suaj. Prandaj, sapo të zgjoheni, thjesht tërhiqni perdet dhe hapni dritaret; lejoni ajrin e pastër dhe rrezet e diellit të futen në shtëpinë tuaj. Këto dy gjëra automatikisht do të sjellin energji pozitive në shtëpi.

Varni një tringëllues ere

Përdorimi i këtyre pajisjeve që bëjnë zhurmë kur fryn era, largojnë energjinë negative dhe sjellin energji të mirë në shtëpinë tuaj. Nëse ndiheni pa humor sa herë që futeni në shtëpi, varni një tringëllues ere.

Mbani Kristale

Kristalët janë një mënyrë e shkëlqyer për të thithur energjinë e keqe dhe për të çliruar energji të mirë. Ka kristale të ndryshme që mund t’i mbani në shtëpinë tuaj – kuarci i pastër pastron energjitë negative dhe ametisti largon energjinë e keqe. Vendosja e kuarcit në çdo dhomë të shtëpisë do të ndihmojë në shpërndarjen e të gjithë energjisë negative dhe do të sjellë lumturi, dashuri dhe gëzim në familje.

Bëni që shtëpia juaj të mbajë një aromë të mirë

Vendosja e qirinjve aromatike dhe ndriçimi i tyre mund të krijojë energji pozitive brenda shtëpisë. Qirinjtë aromatike shpërndajnë energjinë negative që mund të ekzistojnë në familjen tuaj, vetëm për ta zëvendësuar atë me energji të mirë. Nëse ndizni disa shkopinj temjani dhe lëvizni me to në shtëpi,  gjithashtu mund të pastrojë shtëpinë nga energjia e keqe.

 Kripa e detit

Si kristalet, edhe kripa e detit është një mënyrë e shkëlqyer për të thithur energjitë negative brenda shtëpisë dhe për të pastruar hapësirën. Vendosni kristalet e kripës së detit në kënde të ndryshme të shtëpisë, duke përfshirë edhe banjot. Sidoqoftë, kripa e detit duhet të ndryshohet në mënyrë periodike dhe duhet të zëvendësohet me kripë të freskët deti. Ju mund të pastroni dyshemenë e shtëpisë tuaj një herë ose dy herë në javë me ujë dhe kripë deti për ta pastruar shtëpinë nga energjitë negative.

Mos lini hapësirë për sendet e thyera

Telefonat, orat, pajisjet elektronike, veshjet, etj, të cilat janë copëtuar, thyer ose janë jashtë përdorimit sjellin energji negative. Është më mirë për ju që t’i largoni ato edhe nëse ka ndonjë element tjetër emocional për to. Këto gjëra vetëm shtojnë rrëmujën dhe energjinë e keqe në shtëpi.

Sillni natyrën në shtëpinë tuaj

Zvogëloni energjitë negative në shtëpinë tuaj duke vendosur disa bimë të gjelbra brenda. Ato zbukurojnë hapësirën, eliminojnë energjitë negative dhe sjellin një ndjenjë pozitive dhe mirëqenie brenda shtëpisë. Madje thuhet se disa bimë sjellin lumturi, fat të mirë dhe shëndet. Nga ana tjetër, bimët si aloe vera luftojnë energjinë dhe fatin e keq. Kjo është një arsye pse aloe vera duhet të vendoset në korridor ose në një vend ku miqtë hyjnë në shtëpinë tuaj. Pastaj ka disa bimë si zambaku i paqes, jasemini dhe orkidea që ndihmojnë për gjumin e mirë, mirëqenien fizike, mendore dhe shpirtërore, fertilitetin dhe romancën; prandaj, është mirë që këto bimë të vendosen brenda dhomës së gjumit. Nëse mbani zogj në ballkon mund të ndiheni sikur jeni një me natyrën.

Praktikimi i lutjeve

Thuhet se lutjet kanë përfitime të mëdha. Këndimi i lutjes duhet të bëhet me zë të lartë (jo të bërtisni) dhe në mënyrë të qartë. Zgjedhja e çdo fjale është çelësi për të sjellë energji pozitive në shtëpinë tuaj. Megjithatë, para se të këndoni lutjet, mos harroni të pastroni shtëpinë tuaj. Energjia pozitive nuk mund të banojë në një hapësirë të pisët. Nuk ka asnjë lutje të caktuar për të kënduar; varet nga ju që të zgjidhni lutjen që dëshironi të këndoni.

Vendosni muzikë qetësuese

Muzika qetësuese ju bën thirrje që të ulni nivelin tuaj të stresit. Kjo krijon një atmosferë të lumtur në shtëpinë tuaj dhe sjell një energji pozitive. Nëse mësoni të luani në një instrument ose muzikë vokale do të ketë gjithashtu efekte të mira dhe pozitive për ju dhe shtëpinë tuaj. Ju gjithashtu mund të praktikoni yoga ose meditimin me disa muzikë qetësuese ose të lehta në sfond për përfitime maksimale.

Të ngjashme