Si të largoni erën e keqe të gojës për pesë minuta ?

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Fryma e keqe është e pranishme në shumë njerëz edhepse rregullisht i lajnë dhëmbët ,por ajo mund të jetë si pasojë e mospastrimit të mirë, duke mos larguar bakteriet.

Në dyqane ju mund të gjeni mijëra produkte për të eliminuar aromën e keqe por këto produkte nuk janë në gjendje të largojnë përfundimisht.

Dhe përveç shumë kimikateve janë edhe të shtrenjta.

Kjo është zgjidhja natyrale.

Përbërësit:

Një gotë ujë, dy limona, një lugë çaj mjaltë dhe sodë buke, gjysmë lugë çaji kanellë.

Metoda e përgatitjes:

Në një gotë përzieni fillimisht mjaltin dhe kanellën, shtoni lëngun e limonit të shtrydhur dhe mbuloni të gjithë përbërësit me ujë të ngrohtë.

Trazojeni derisa të bëhet një lëng homogjen dhe shpërlajeni gojën një ose dy herë në ditë për t’i hequr të gjitha bakteriet nga goja.

Të ngjashme