Si u festua Viti i Ri në qendër të Prishtinës?

Prishtinë | 01 Jan 2017 | 13:31 | Nga

Për nder të ndërrimit të motmoteve mbrëmë në sheshin “Zahir Pajaziti” Kuvendi Komunal i Prishtinës ka organizuar një koncert me muzikë të zhanreve të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Koncerti i cili ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit zgjoi interesimin e qytetarëve që u afruan për ta ndjekur.

E për dallim prej viteve të kaluara në natën e vitit të ri nuk pat ndezje të fishekzjarrëve në shesh, kjo për arsye se kryeqyteti javëve të fundit është karakterizuar me nivelin më të lartë të rrezikshmërisë së ndotjes së ajrit.

Lidhur më këtë dje komuna e Prishtinës ka lëshuar edhe një urdhëresë përmes të cilës ka kërkuar ndalimin e hedhjes së mjeteve piroteknike në hapësirat publike.

Por kjo nuk është respektuar nga qytetarët të cilët mëgjithatë pak para orës 12 hodhën fishekzjarre, e si pasojë e kësaj mbrëmë Qendra emergjente e QKUK-së pranoi dhjetëra të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme