Simeone bëhet trajner i një prej skuadrave më të forta në botë

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 16:50 | Nga

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, emri i Diego Simeones është në majën e listës së dëshirave të Federatës Argjentinase.

Diego Simeone, trajneri argjentinas i Atletico Madrid, mund të braktisë këtë javë klubin që e ngjiti në majat më të larta të futbollit europian, për të marrë drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, emri i Simeones është në majën e listës së dëshirave të Federatës argjentinase dhe gjithçka mund të lehtësohet nga fakti se ai e ka parashikuar se një gjë e tillë mund të ndodhte, përcjell “Panorama Sport”.

Pas lamtumirës së “Tata” Martinos, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë, vendi mbetet bosh dhe Simeone është i lirë të firmosë menjëherë pasi ka vendosur një klauzolë në kontratën e tij me Atletikon ku në rast kërkese nga kombëtarja, ai mund të largohet.

Sipas “AS”, Simeone ka ndërmend të përfitojë nga kjo mundësi që i jepet për të drejtuar Argjentinën, ndërsa klubi i Atletico Madrid po mundohet që ta bindë të kryejë të dyja detyrat njëkohësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme