Simiq: Serbë, dilni sa më masivisht për të votuar

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 14:02 | Nga

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka kërkuar nga të gjithë serbët që të dalin sa më shumë për të votuar.

Ai ka thënë për mediat serbe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë kanë mbështetjen e presidentit Aleksandar Vucic, transmeton Indeksonline.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Komunën e Leposavicit, ku kohëve të fundit ka pasur shumë sfida. Prandaj, në këto rrethana qytetarët duhet të dalin në numër më të madh për të votuar”, ka thënë Simiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme