Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë se deputetët serbë do të vazhdojnë kundërshtimin e Ligjit për Trepçën, pasi sipas tij, miratimi i këtij ligji është bërë pa konsultimin me komunitetin serb.
“Srpska do të vazhdojë të jetë kundër Ligjit Për Trepçën sepse është bërë pa konsultimin e serbëve, prandaj nuk kemi pasur mundësi t’i mbrojmë interesat tona. Këto ligje nuk janë të mira për komunitetin serb. Në kuvend jemi për të mbrojtur interesat tona dhe vetëm me punë e sinqeritet mund t’i kalojmë problemet që kemi dhe kthimin e besimit”, ka thënë Simiq.
Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Serbia po vazhdon të respektojë gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Do të vazhdojë të bëj presion për realizimin e interesave tona dhe marrëveshjeve të Brukselit. Këto janë përparësitë tona për të ardhmen dhe forcat e koalicionit t’i respektojnë marrëveshjet dhe të këmbëngulim në realizimin e marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Presim të realizohen marrëveshjet me koalicionin qeverisës”, ka thënë Simiq.
Shefi i grupit parlamentar ka konfirmuar se Lista Serbe ka përjashtuar dy deputetë nga grupi parlamentar.