Sindikata e Infermierëve e konsideron joserioze paralajmërimin e U.D. të Kryetarit të FSSHK-së për veprime sindikale ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve të Kosovës e konsideron si joserioze paralajmërimin e U.D. të Kryetarit të FSSHK-së për veprime sindikale ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, derisa në anën tjetër bëhen përgatitje për ekskurzion dikur gjatë muajit Maj.


Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nuk kanë nevojë për shetitje, një copë mish të bardhë dhe një birrë “Kuqalashe”.


Ajo që infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor kanë nevojë është unifikimi dhe përpjekja në përmirësimin e statusit social, në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të komuniteteve tona.
Ndërsa “mishi i bardhë dhe birra” konsiderojmë që nuk janë ato që i rregullojnë këto çështje, mirëpo është investimi, përgjegjësia dhe përpjekja serioze, dialogu social dhe gjetja e modaliteteve me institucionet, qoftë edhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës që kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor t’u gjindet zgjidhje adekuate dhe afatgjatë.


Në anën tjetër inkurajojmë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor të cilët preokupim dhe prioritet e kanë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre të mos i përgjigjen thirrjeve për shetitje, mish të bardhë dhe birra, mirëpo t’u përgjigen thirrjeve të cilat kanë qëllim përmirësimin e kushteve të punës, arritjen e statusit social meritor dhe përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të komuniteteve tona.

Të ngjashme