Sipas Albin Kurtit, Serbia na e mori Amerikën edhe Gjermaninë

Prishtinë | 20 Sht 2024 | 20:33 | Nga Kimete Berisha

E ti, kë po e përkëdhel!

  • Albin Kurti u ankua pse Perëndimi po e përkëdhel Serbinë.
  • U bë xheloz, prandaj flet palidhje, se nuk do t’i pengonte që Perëndimi po e përkëdhel Serbinë, sikur Perëndimi ta përkëdhelnin edhe atë.
  • Përveç problemeve me lëmime e me përkëdhelje, Albin Kurti e akuzoi Perëndimin për padrejtësi ndaj Kosovës.
  • Se, edhe kjo është pabarazi, dikë ta lëmojnë e dikë jo…
  • Kryeministri i popullit më fukara në Evropë, po i tregon Perëndimit se kë duhet ta përkëdhelin…
    po e ofendom Amerikën dhe Gjermaninë si mazohiste që e pëlqejnë sadizmin serb dhe e përkëdhelin…
  • Kë e përkëdhelin Perëndimi është punë për ta, por shiko ti veten se kë po e përkëdhel ti!
  • Po i përkëdhel hajnat e kriminelët, s’ka hajn e hajneshë që nuk e ka rehabilituar, dhe nuk është distancuar nga asnjë rast korruptiv të ministrave të tij, madje as nga vjedhja e rezervave të miellit, që është hajnia më banale dhe më johumane që ka ndodhur deri më sot.
  • Çka kanë bërë me paratë e rezervave miellit?
  • Ku i kanë lënë?
  • Perëndimi nuk po e vjedh popullin e tij, e ta përkëdhel Serbinë në dëm të popullit të vet, dhe Perëndimin nuk po e vjedh Serbia…
    prandaj kjo nuk quhet përkëdhelje, kjo quhet përpjekje e Perëndimit për pajtim me një shtet që dikur e ka bombarduar hatri i viktimave shqiptare, që kur u çliruan e shkatërruan vendin e tyre …
    u bën armiq të vetëvetes.
  • Pra, për dallin nga Perëndimi, Albin Kurti po i përkëdhel hajnat e popullit të vet!
  • E, a ku shkon më ulët se sa që e ‘përkëdhel’ Dejona Mihailin, gestapon qesharake, portretizimi i rrejshëm dhe i frikshëm i së cilës dëshmon se Vetëvendosja nuk është veç e shqiptarëve.
    Sikur nuk varet krejt prej Albin Kurtit, Vetëvendosja!
  • Ajo sot hyri në prokurorinë speciale me pallto të zbërthyer, e doli me pallto të mbërthyer nga ethet e së premtes!
  • Qeveria Kurti është e korruptuar, është e çuditshme, si një familje e madhe mafioze antiperëndimore aë po e zyrtarizon nepotizmin, korrupsionin dhe tenderët njëburimor….
  • Është horror kur i dëgjon ministrat e Kurtit duke thënë se është normale ta punësosh familjarin tënd dhe t’ia japësh milionat e buxhetit familjarit tënd.

E ai kryesori i antikorrupsionit është ‘i tyre’ dhe kështu, drejtësia u bë punë qejfi…

  • E Presidentja Osmani e ka thelluar rivalitetin me homologun e saj Putinin.
    Osmani tha se Serbia luan sipas melodisë së Putinit!
  • Edhe?
    Presidentia që u bë interpretuese e ëndrrave serbe!
  • Sipas Albin Kurtit, Serbia na e mori edhe Amerikën dhe Gjermaninë.
  • Por, Amerika nuk është veç e Kosovës…
    dhe se Albin Kurti e humbi Amerikën, e jo Kosova.
  • E Kosova?
    Ti pse nuk i shikon yjet e t’ua kah bien, pse nuk e pyet veten se pse Kosova i humbi të gjjthë:
  • Kosova e ka humbur edhe Shqipërinë.
    Bile Edi Rama e kish mbi tavolinë një kukull me figurën e Putinit e jo të Vjosës!

P.S. Nëse s’është kështu, si është?

Të ngjashme