Sipas MASHT-it, gjimnazi “Loyola” radhitet i pari në testin e maturës

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Sipas shënimeve të grumbulluara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, gjimnazi “Loyola” radhitet i pari në listën e rezultateve të maturës shtetërore të vitit të kaluar.

Nga DKA-të të gjitha komunave, MASHT-i kishte kërkuar zyrtarisht, që më së voni më 31 janar 2019, t´ ia dërgonin shënimet zyrtare të secilës komunë  për 20  nxënësit  parë,  me  më së  shumti  pikë në  testin e  maturës  dhe  suksesin  e  tyre  të  përgjithshëm në tre vjetët e fundit. Sipas këtij raporti, të parët në listë janë 23 nxënës të shkollës sonë.

Këto të dhëna të MASHT-it, për Gjimnazin “Loyola” janë vlerësim dhe afirmim i punës sonë, i rezultateve dhe përkushtimit të thellë për të arritur shkallën më të lartë të dijes dhe përgatitjes për jetë të nxënësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme