Sipas një studimi, të rinjtë preferojnë video lojërat përpara seksit

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Nëse mendoni se djemtë e rinj e kanë prioritet kënaqësinë seksuale atëherë jeni shumë gabim, pasi sipas një studimi ata e lënë atë kur është fjala për video lojëra.

Studimi i cili përfshin dy mijë të rinj dhe të reja, tregon se përqindja që thotë se nuk kanë pasur një takim seksual nga 11.7 përqind është rritur në 15.2 përqind. Për burrat e moshës 18 deri në 24 vjec, ajo u rrit nga 18.9 përqind për në 30.9 përqind, njofton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

Tek gratë, faktori më i madh që shpjegon rëniën e jetës së tyre seksuale është pirja e duhanit, kurse për burrat është varësia nga video lojërat. Dhjetë përqind prej tyre llogaritet se jetojnë me prindërit e tyre, raporton studimi i kryer nga Universiteti Shtetëror i New York-ut dhe Universiteti Rutgers.

Sipas profesorit në Institutin për Shëndet dhe Shoqëri në universitetin Newcastle, Simon Forrest, varësia e tyre nga prindërit mund të jetë gjithashtu një faktor. “Une mendoj se kjo ka një ndikim të qarte në llojet e marrëdhënieve qe formojnë të rinjtë sepse kjo mungesë pavarësie mund të jetë mjaft e rëndësishme,” tha ai.

Studiuesi gjithashtu vuri në dukje atë që ai e quan “pornografizim” të shoqërisë, në të cilën mundësia e madhe e pornografisë në internet mund të ndikojë në marrëdhëniet seksuale.

Të ngjashme