Sipas Phillips, Kosova është në udhëkryq

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 13:58 | Nga

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David. L. Phillips tha se transparenca dhe sundimi i ligjit janë të nevojshme që Kosova të ketë njohje ndërkombëtare.

Phillips ka shkruar për problemin e fundit me ekstradimin e gjashtë qytetarëve turq pa ndonjë vendim gjykate, por nga një mision i Agjencisë së Inteligjencës Turke, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), transmeton RTKlive.

“Në shembullin e fundit të eskpansionizmit të pacipë të Turqisë në Kosovë, ka siguruar ekstradimin e gjashtë arsimtarëve turk, të cilët I ka akuzuar për pjesëmarrjen në lëvizjen e Gylenit, të cilën Presidenti Erdogan e fajëson për grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016″.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare së Inteligjencës për deportimin e qytetarëve turk pa njohurinë e tij. Kosova është në udhëkryq: Mundet t’i shkelë rregullat e ligjit dhe progresit me integrimin Euro-Atlantik, duke bërë hetimin e çështjeve sikurse ekstradimi”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme