Sistemi arsimor në Kosovë, nuk e respekton interesin më të mirë të fëmijëve

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 11:39 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka mbajtur tryezën me temë “A respektohet interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor”?, raporton EkonomiaOnline.

Remzije Krasniqi, përfaqësuese  OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, tha se përmes kësaj konference synojnë ngritjen e vetëdijes ndërinstitucionale për hartimin e kutikulave në të cilat përfshihen interesat e nxënësve të të gjitha kategorive.

“Ideja e tryezës dhe veprimeve që me të vërtet që interesi ma i mirë i fëmijës të jetë pjesë e institucioneve dhe mekanizmave tjerë. Ky parim përflitet dhe thuhet se është pikënisje, jo gjithmonë merret për bazë për hartimin e kurikulave… Edhe pse kihet parasysh interesi më i mirë i fëmijëve jo gjithmonë institucionet e kanë parasysh këtë’, tha ajo.

Ajo tha se në të gjitha shkollat e arsimit të mesëm dhe të ultë, mungojnë kushtet e mirëfillta për të zhvilluar në tërësi interesin e fëmijëve brenda sistemit arsimor.

Po nisem nga ndarja e buxhetin, buxheti për arsim është ma ulët dhe është i pamjaftueshëm dhe nuk arrit me i mbush objektivat e parapara me strategji. Vet organizimi i arsimit është jashtë konform politikave të ministrisë, po nisem nga mësimi në dy ndërrime numri i madh i nxënësve raporti mësimdhënës nxënës i tejkaluar, përveç klasave nuk kane hapësira mësimore si kabinete që lejon praktikimin e shkathtësive që duhet t’i bëjnë në shkolla, mungesë të mjeteve të parapara sipas kurikulës, institucionet shumë pak kanë psikologë, pedagogë, edhe këta të punësuar plotësojnë disa norma. Infrastruktura e papërshtatshme e shkollave, u mungon sidomos nxënësve me nevoja të veçanta” tha ajo.

Edhe Ymer Reshiti, përfaqësues i Këshillit të Prindërve të Kosovës, tha se në këtë fushë ka hapësirë të mjaftueshme për të bërë ndryshime.

“A është duke u respektuar interesi i fëmijëve edhe në fushën e arsimit, sigurisht kur përmendim këtë fushë duhet të shohim sa respektohet interesi më i lartë i fëmijëve kur është në pyetje çështja e legjislacionit, ndarjes së buxhetit, hartimit të dokumentacionit, hartimit të kutikulave”, tha ai.

Përfaqësuesja  e Këshillit Rinor Kosovar- KYC,  Agnesa Qerimi, tha se që nga viti 2006 kanë adresuar këto shqetësime, por që nuk janë marr parasysh.

“Në vitin 2006 Këshilli i Nxënësve e ka publiku një raport i cili i paraqet qëndrimet e Këshillit të nxënësve. Kështu që mendoj që është dashtë të merren parasysh rekomandimet prej tij që në 2006 që kanë dalë nga vetë nxënësit të cilët e kanë pa gjendjen reale brenda shkollave, pastaj nuk do të kishim pas kaq shumë skandale. Sistemi jonë arsimor dhe politikat tona çdo ditë përjetojnë skandal duke filluar nga institucionet që i bëjnë këto skandale, këto politika. Shohim skandale të nepotizmit, korrupsionit, shohim raste të tilla dhe institucionet prapë nuk po bëjnë asgjë konkrete. Këto politika që i kemi dhe ky sistem arsimor nuk i plotësojnë nevojat e nxënësve tanë”, tha ajo.

Të ngjashme