Google është gjetur në mes të një skandali privatësie, pasi të mërkurën u zbulua se ka një mikrofon të instaluar ne sistemin e alarmit Nest Secure.
Mikrofoni nuk është në listën e specifikacioneve të produktit Nest, e cila është e dizajnuar që të kujdeset për sigurinë dhe të mbajtur të fshehtë të dhënat personale.
Kjo u zbulua pasi përditësimet e reja të Google lejojnë që kjo pajisje të kontrollohet përmes zërit. Por, në mënyrë që ky përditësim të ri të funksionojë, kërkohet një mikrofon që ka qenë i instaluar prej fillimit.
Google, pasi kërkoi falje, tha se kjo ishte një lëshim dhe ishte mbajtur sekret aksidentalisht.