Situata me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Kosovë janë 544 raste aktive me Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 26 raste të reja.

Shprehur me përqindje, pozitiviteti i rasteve është 3.17%.

E gjatë kësaj periudhe janë shëruar 32 qytetarë. Kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 224.000 qytetarë.

E nga fillimi i pandemisë me Coronavirus janë infektuar 227.681 qytetarë.

Nga ky virus kanë vdekur gjithsej 3.137 qytetarë.

Të ngjashme