Situata me zjarre në Shqipëri drejt përmirësimit, por ende ka vatra aktive

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Situata e zjarreve në vend, edhe pse e përmirësuar, paraqet ende disa vatra shqetësuese në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.

Është riaktivizuar vatra në fshatin Thirrë, në njësinë administrative Fan të Mirditës, e cila vazhdon me intensitet të ulët.

Në “Majën e Rrunës”, në Kukës, në lokalitetet Laku i Mollave dhe Laku i Thive, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët, ndërkohë që operacioni nga ajri dhe me forcat në terren.

Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri, ndërsa situata është në ndjekje.

Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Dy vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre, por me intensitet të ulët në fshatin Radat, bashkia Dropull. Edhe aty ka filluar sërish operacioni për shuarjen e flakëve.

Gjatë natës, janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Të ngjashme