Situata në Bosnje është shqetësuese: Ministri gjerman kërkon sanksione kundër Dodikut

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë thirrje për sanksione evropiane kundër udhëheqësve politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që vënë në pikëpyetje strukturën shtetërore.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, ministri i jashtëm tha në margjinat e një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel se duhet të konsiderohet një qasje më e ashpër për të ndalur zhvillimet aktuale.

Sanksionet, tha ai, do të drejtohen kundër atyre që vënë në dyshim strukturën shtetërore, përpiqen të nxisin njerëzit të urrejnë ose duan të ndërpresin lidhjet me Bashkimin Evropian.

“Zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë jashtëzakonisht shqetësuese”, citohet të ketë thënë Maas.

“Ne në Bashkimin Evropian nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj”, shtoi ai.

Në këtë kontekst, Maas vuri në dukje se Dodik, i cili njoftoi një tërheqje graduale nga institucionet shtetërore, duke përfshirë tërheqjen nga ushtria, po minon arkitekturën e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme