S`ka bileta në shitje për ndeshjen Prishtina-Drita, por vetëm ftesa

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 14:55 | Nga

Kur kanë mbetur dy ditë deri në ndeshjen më interesante të këtij edicioni në Vala Superligë, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, që do ta japë edhe emrin e kampionit të ri të Kosovës, zyrtarët e klubit bardhekaltër kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë dhënë detajet e këtij takimi.

Përfaqësuesi i klubit, Afrim Muçiqi, ka theksuar se po bëjnë të pamundurën që ta organizojnë sa më mirë këtë ndeshje, ndonëse kushtet që i ofron stadiumi “Shahin Haxhislami” në Pejë nuk janë aspak të mira.

“Kemi vendosur ta luajmë këtë ndeshje në Pejë, pasi dihen rrethana që nuk na u mundësua të luajmë në shtëpi. Kemi vendosur ta respektojmë rregulloren dhe 5% të kapacitetit do të jetë për tifozët e Dritës. Bileta nuk do të ketë në shitje, por të gjitha do të jenë ftesa, pasi janë vetëm dy tribuna. Ajo lindore do të jetë me ftesa vetëm për Plisa, kurse ajo mbi zhveshtore për zyrtarë dhe gazetarë. Tifozëve të Dritës do të provojmë t’ju sigurojmë kushtet adekuate”, ka theksuar Muçiqi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i policisë, Bajram Shabani ka thënë që policia ka marrë të gjitha masat dhe ende është duke e vlerësua gjendjen e rrezikshmërisë dhe konform të saj do të vepron policia e rendit dhe ajo intervenuese apo speciale.

“Ne jemi kontakt të vazhdueshëm me dy tifozeritë. Ne do të jemi ata që do t’i përcjellim tifozët nga të dy qytet dhe përveç që do të kujdesim për rend, do të kujdesemi edhe për sigurinë e tifozerive dhe mos të vije as te përplasja eventuale ndërmjet vete”, ka thënë Shabani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme