Ka mbyllur punimet Kuvend i Kosovës ku u diskutua në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, tha se nuk ka kuorum të votohet rezoluta dhe për ditën e sotme mbyllen punimet në Kuvend.
Iniciuesi i kësaj seance, Sami Kurteshi, paraprakisht në prezantimin e rezolutës tha se Kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetueses.
“PDK u deklaruar hapur kundër me votuar ua ofrova gjithëve tekstin me pa dhe ka vetëm një pikë, kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetueses , sipas ligjit për zgjedhje dhe aktgjykimi i gjykatës të datës 26 gusht 2014 kjo është pika e rezolutës, AAK nuk u deklarua kundër nuk e ka nënshkruar, PSD nuk u deklarua kundër kishte gjuajtje anash por e ka nënshkruar, NISMA nuk u deklarua kundër as për nuk e nënshkroi dhe e keqja ishte se doli jashtë temës por Zeka e ka nënshkruar, grupi 6+ nuk e ka nënshkruar dhe thonë se nuk nënshkruajmë pa i pyet me deputetët e koalicionit”, tha Kurteshi.
Sipas deputetit të LVV-së, Sami Kurteshi, tha se kishte deputetë që kërkojnë të respektohet Ligji i cili e përcakton funksionin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
“Nuk kemi ndërhyrë në kompetenca të askujt dhe ajo që do opozita është respektimi i gjykatës kushtetuese dhe kërkon qe 5 ditë nga marrja e emrave të propozuar duhet të nominohen nga presidenti askush nuk i ka thënë se me nominuar e si me nominuar por me vepruar sipas ligjit me marr vendim dhe me hap rrugë për veprime tjera që janë të përcaktuara me Kushtetutë e Ligj”, tha ai.