S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 13:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, kjo pasi në seancë ishin vetëm 65 deputet, numër i pamjaftueshëm për t’i votuar ato, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje mesë pozitës dhe opozitës që këto marrëveshje të kalojnë, këto pika nuk mund të vendosen në votim.

“Vetëm 65 deputetë jemi, nuk kemi mundësi të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk po shoh që kemi as mobilizim mes grupeve parlamentare që të votohen. Pa një marrëveshje mes pozitës e opozitës nuk ka mundësi që këto të votohen. Mesa po e shoh prej gjendjes faktike nuk janë arritur këto bisedime. Prandaj i kalojmë gjitha këto marrëveshje ndërkombëtare”, tha ai.

Të ngjashme