Luizi dhe Kiara konfirmojnë lajmin e ëmbël për shtatzaninë, në pritje të një vajze

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar lajmin e ëmbël për shtatzaninë. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe ajo është një vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar këngëtari me këngën e tij më të re në YouTube, që titullohet “Frymë”, ku tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël. Në të shihet teksa Kiara, përkëdhel barkun e rrumbullakosur, ndërsa Luizi feston me testin e shtatzënisë.

Po ashtu çifti kanë zbuluar pamje nga festa e ‘baby gender reveal’, ku shihen pranë të afërmve të tyre duke festuar. Me lot gëzimi, Kiara dhe Luizi sapo na konfrmuan njëherë e mirë lajmin e ëmbël për bebushen e tyre të parë që do të vijë në jetë

Të ngjashme