S’ka vaksina, mbi 180 raste të sëmundjes së gjedhit

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 16:22 | Nga

Në Komunën e Deçanit, sëmundja është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë në mungesë të vaksinave ndaj të cilës i vetmi luftim ka mbetur spërkatja e hapësirave kundër insekteve.

Se Deçani është në hall të madh dhe se Komuna nuk di as si t’ju del në ndihmë fermerëve tregon inspektori Jashar Hulaj, njëherit edhe kryetar i komisionit në Shtabin Emergjent të krijuar nga komuna e Deçanit.

“Komuna e Deçanit, ka të evidentuar mbi 12 mijë krerë Lopë, ndërsa deri më tani kemi mbi 180 krerë të prekura nga kjo sëmundje, dhe 25 prej tyre kanë ngordhur”.

“Ne si institucion në bashkëpunim më veterinarët çdo ditë jemi në terren për të bërë edhe evidentimin e lopëve të prekura nga kjo sëmundje, dhe e vetmja ndihmë nga ne është t’i këshillojmë që të spërkaten që të mos afrohen insektet, pas ngordhjes t’ua mundësojmë groposjen në bashkëpunim më kompaninë ‘Hixhena’ dhe të mbajmë evidencë për numrin e tyre”,ka thënë Hulaj.

Sipas tij, gjithçka varet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës(AUV) dhe nga Ministria e Bujqësisë që sa më parë të jetë e mundur të ndërmarrin hapa për sigurimin e vaksinës.

“Në të kundërtën druajmë se në komunën e Deçanit do të mbesim pa as një krerë lopë të pa prekur nga kjo sëmundje”, thotë Hulaj i shqetësuar nga kjo situatë e krijuar, e cila si duket po has në vesh të shurdhër.

lopet1 lopet2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme