Skena kaosi, qytetarët zihen me thika për disa pika benzinë

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Londra po përgatit forcat e armatosura për të lehtësuar problemet me furnizimin me karburant.

Me sa duket pritja e gjatë dhe radhët në pikat e karburantit kanë irrituar britanikët, të cilët kanë arritur të marrin dhe thika me vete për të siguruar pak benzinë.

Një shofer britanik në jug-lindje të Londrës, i irrituar nga pritja e gjatë dhe radhët kilometrike për pak benzinë, debatoi me një shofer tjetër, pa hezituar të nxirrte edhe një thikë.

Siç shihet në video, shoferi i tërbuar iu drejtua shoferit tjetër dhe duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi të zbriste nga makina.

Fatmirësisht, incidenti përfundoi pa të lënduar.

Të ngjashme