Skenderaj: Arrestohen një polic e një mjek, u kapën me 10 kg drogë

Skenderaj | 13 Kor 2017 | 23:03 | Nga

Dy persona nga Skenderaj janë arrestuar sot pasdite, pasi janë kapur me 10 kilogramë drogë.

Lajmin për gazetametro.net e kanë konfirmuar burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit janë Shemsedin Geci dhe Valon Malaj. Geci është nga Skënderaj, dhe deri sot ka punuar si polic hetues për krime të rënda në Policinë Rajonale të Mitrovicës. I arrestuari tjetër, Valon Malaj, është po ashtu nga Skenderaj, dhe punon si mjek në këtë qytet, e i njëjti kishte qenë bashkëpunëtor i Gecit.

Metro merr vesh se polici Shemsedin Gashi ka pasur lidhje të ngushta me policin rreshter, Nexhip Gashi, i cili është arrestuar para disa muajsh në kufirin me Shqipërinë dhe i ishin konfiskuar një sasi armatimi.

Dy të arrestuarit, së bashku edhe me të arrestuarin e mëhershëm Nexhip Gashi, kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit me narkotik dhe armatim nga Shqipëria, që kalonte nëpër Kosovë, por destinacion kishte Serbinë.

Mësohet se të arrestuarit e sontëm, Shemsedin Geci dhe Nexhip Gashi, janë veteranë të UÇK-së. Të dy kishin pasur pozita të larta në Policinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme