Skenderaj, arrestohet i dyshuari pasi sulmoi me thikë një person

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Policia raporton se në Skenderaj dje ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar me thikë një person.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në rrugë, kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”.

“Viktima është dërguar  në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme