Skenderajt bëhen me çeshme e fontanë moderne

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se kësaj komune brenda dy muajve do t’i shtohet edhe një projekt kreativ dhe shumë i rëndësishëm për nevojat e qytetarëve të Skenderajt dhe rrethinës.

“Një çeshme publike, me fontanë moderne, e vendosur në parkun “Idriz Rreci”, një hapësirë atraktive për banorët dhe vizitorët e qytetit tonë. I projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët përveç që do të shërbehen me ujë, ata mund ta shfrytëzojnë atë edhe si hapësirë rekreative. I tërë ky projekt është dhuratë – donacion nga humanisti dhe miku i qytetit tonë, Sali Ajdini, nga Gostivari, kurse projekti është dizajnuar nga dy të rinj të komunës sonë, studentë të arkitekturës, Ibrahim Zabeli e Elion Ismajli. Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderoj mikun tim Sali Ajdini për financimin e këtij projekti në qytetin tonë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme