Skitarja zvicerane Lara Gut-Behrami i ka dhënë fund pritjes prej dy vjetësh për fitore në Kupën e Botës në skijim alpin. Gut-Behrami të premten fitoi garën e lëshimit në Crans-Montana të Zvicrës.
Gut-Behrami fitoi me kohë 1:27.11 minuta, ndërsa la pas vetes zviceranen tjetër, Corinne Suter që kishte kohë 1:27.91 minuta. Austriakja Stephanie Venier ishte e treta me kohë 1:28.03 minuta.
Gut-Behrami është gruaja e futbollistit kosovar Valon Behrami. Ajo ishte skitarja më e mirë në vitin 2016. Një vit më vonë pësoi lëndim të rëndë të gjurit, ndërsa Mikael Shiffrin ka fituar titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës prej atëherë.
Gut-Behrami së fundi kishte shënuar fitore në Kupë të Botës më 21 janar të vitit 2018.
“Ndonjëherë kam qenë duke luftuar me veten. E kam vënë veten në presion të madh pasi kam dashur të fitojë sërish. Më pas kam nisur të mendoj dhe kam bërë gabime”, ka thënë Gut-Behrami