Mario Mandzukic është kthyer në skuadrën e Juventusit për finalen e Kupës së Italisë kundër Milanit, mirëpo Giorgio Chiellini do të mungojë.
Bianconerët janë në kërkim të trofeut të katërt radhazi në duelin që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico.
Në ndërkohë, edhe pse nuk e kanë siguruar akoma matematikisht titullin e Serie A, bardhezinjtë janë katër pikë para Napolit kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar në kampionatin italian, prandaj janë në kërkim edhe të Scidettos së shtatë radhazi, si edhe në kërkim të fitimit të dy trofeve radhazi për të katërtën herë.
Mandzukic, i cili mungoi në ndeshjen kundër Bolognas, është kthyer në skuadër dhe është në dispozicion të Massimiliano Allegrit.
Chiellini ishte në bankën rezervë në fundjavë, mirëpo nuk luajti, ndërsa ai nuk është i gatshëm për duelin e të mërkurës mbrëma në Romë.
Skuadra e plotë e Juventusit:
Buffon, Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Hoëedes, Rugani, Lichtsteiner, Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentancur, Cuadrado, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Bernardeschi.