Sot është mbajtur shorti për rundin e tretë të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Kukësit do të përballet me Qarabagun e Azerbejxhanit, ndërsa Shkëndija me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë.
Ndeshja e parë mes Shkëndijës dhe Sheriff Tiraspolit do të mbahet nesër në ora 20:15, ndërsa loja kthyese me datë 31 korrik në ora 19:00.
Ndërsa, Kukësi do të takohet me Qarabagun të mërkurën në ora 19:00, dhe ndeshja kthyese luhet më 1 gusht në ora 19:00.