Skuqja e lëkurës, shenjat dhe ç’duhet të kemi parasysh

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Rozacea është një sëmundje kronike, relativisht e shpeshtë e lëkurës që karakterizohet nga skuqje të fytyrës me ose pa puçrra të vogla të kuqe. Shkaqet e sëmundjes janë ende të panjohura.

Shenjat kryesore të sëmundjes janë:

  • Skuqje e fytyrës e lokalizuar kryesisht në pjesën qendrore të saj.
  • Enët e vogla të gjakut në hundë e faqe zgjerohen dhe bëhen të dukshme.
  • Pa-pula ose puçrra të kuqe dhe me qelb që ngjasojnë me elementët e aknes.
  • Lëkura është e nxehtë dhe e ndjeshme.
  • Probleme të syve: tharje, konjunktivit, blefarit (kapakët e syve mund të jenë të skuqur, të enjtur e të irrituar).

Rreth 58 % e pacientëve të diagnostikuar me rozacea kanë prekje të syve. Në disa raste shenjat e prekjes të syve mund të paraprijnë ato në lëkurë.Ndryshime në hundë: trashje e lëkurës së hundës (rhinophyma) si pasojë e hipertrofisë së gjëndrave të yndyrës. Shfaqet në raste të ralla e më të rënda, zhvillohet me kalimin e viteve dhe prek më shpesh pacientët meshkuj.

Çfarë duhet të kemi parasysh:

Evitimi i faktorëve që agravojnë sëmundjen-aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli me filtër më të madh se 30 Gjatë stinës të dimrit: mbrojtje e fytyrës me një shall në rast ekspozimi ndaj temperaturave të ulta dhe vendosja e temperaturave jo shumë të larta në ambientet e brendshme.

Përdorimi i larësve delikat-evitimi i produkteve të përkujdesjes së përditshme që përmbajnë alkool apo substanca irrituese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme