Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve, me ç’rast u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej për thellimin e bashkëpunimit.
Në këtë takim, Gashi i bëri të ditur ambasadorit Bertoncelj prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në anën tjetër, ambasadori slloven u shpreh i gatshëm të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë në forcimin e rendit dhe ligjit në luftimin e krimit në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.