Ekonomia Online
FUNDIT

Smajl Latifi premton mbështetje për Qendrën Grumbulluese të Frutave dhe Perimeve “AgroCelina”

Smajl Latifi premton mbështetje për Qendrën Grumbulluese të Frutave dhe Perimeve “AgroCelina”

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në organizimin e prezantimit të rezultateve të punës për vitin 2017 dhe parcelave demonstruese organizuar nga Qendra Grumbulluese e Frutave dhe Perimeve “AgroCelina” me seli në fshatin Xërxe. Kryetari i Komunës […]

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në organizimin e prezantimit të rezultateve të punës për vitin 2017 dhe parcelave demonstruese organizuar nga Qendra Grumbulluese e Frutave dhe Perimeve “AgroCelina” me seli në fshatin Xërxe.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i ka uruar dhe përshëndetur të gjithë të pranishmit me theks të veçantë menaxhmentin e Qendrën Grumbulluese për rezultatet e arritura deri me tani dhe duke u thënë se në të ardhmen bashkëpunimi në mes të Komunës dhe QG “AgroCelina” do të jetë edhe më i madh dhe në këtë pikë përkrahja-mbështetja në të ardhmen nuk do të mungoj sipas ligjeve të cilat janë në fuqi. Duke e ditur rendësin e QG, që ka arritur rezultate të mëdha deri më tani në aspektit të pranimit të produkteve bujqësore nga ana e fermerëve të pranimit si dhe pasimit të këtyre prodhimeve në tregjet evropiane.

Kurse Fehim Rexhepi, menaxher i Qendrës Grumbulluese të Frutave dhe Perimeve ”AgroCelina”, e ka falënderuar Kryetarin Latifi për pjesëmarrje e tij në këtë organizim dhe interesimin e tij rritjen e partneritet në mes të Komunës dhe QG “AgroCelina”, partneritet ky i cili sipas menaxherit Rexhepi është më se i nevojshëm.

Të ngjashme