Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Lajmin e konfirmoi Dobruna në një deklarim për Televizionin 7. Ai tha se nuk është në dijeni nëse është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit apo në cilësinë e të dyshuarit, raporton Insajderi.
Por, kush është Sokol Dobruna?
79-vjeçari Sokol Dobruna është jurist me profesion, ndërsa gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 ka shërbyer si kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë luftës, ai kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, ish-ministrin dhe aktualisht deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar,unë jo por ligji”, kishte deklaruar Dobruna në një intervistë dhënë Klan Kosovës, në herët gjatë këtij viti.