Këshilltari i Kryeministrit, Isa Mustafa, Sokol Havolli ia ka kushtuar një poezi Shpend Ahmetit me motiv trenin e Serbisë që dështoi të hynte në Kosovë.
Havolli përmes kësaj poezie ka thënë se Shpend Ahmeti shqetësohet pse nuk ka ardhur treni për të marrë ndonjë poen politik. Veç kësaj, aty, Havolli ka shkruar se zyrtarët e Vetëvendosjes nuk janë duke duruar idenë e qëndrimit katër vjet në opozitë derisa lartësojnë njëri-tjetrin në Parti duke thënë se Prishtinën e kanë kënaqur me molotov.
Poezia e Havollit:
Vjersha e Shpendit (vazhdim…) … E kur treni vonohet, Shpendi shqetësohet, Çka ka ky tren? Pse nuk po vjen? Me marrë unë naj poen!
Mbledhen në parti, Bëjnë plane për statusa, A mbahet 4 vjet, Me fejsbuk e autobusa?!
Prej sabahit n’aksham, Ja rrehin shoqishoqit shpinën, Me molotovë në dorë, thonë: E kemi “knaqë” Prishtinën!