Soltes: Kosova afër liberalizimit, e pret lufta e vështirë kundër korrupsionit e krimit

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 13:56 | Nga

Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën Igor Soltes ka deklaruar se ky Parlament do të mund ta liberalizonte regjimin e vizave për banorët e Kosovës.

“Pas ratifikimit të Marrëveshje së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës Zi janë shumë afër liberalizmit dhe lirisë së lëvizjes, ka thënë Soltes.

Ai ka theksuar se Kosovën e pret lufta e vështirë në betejën kundër krimit të organizuar.

Nga pala kosovare pritet të shihet se në cilën fazë janë reformat me qëllim të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Ky është njëri nga qëllimet e rëndësishme për demokratizmin e shoqërisë, njofton, deutsche welle të ketë thënë Soltes.

Duke folur për dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Soltes ka thënë se “dy palët kanë pritje dhe interesa të ndryshme”.

“Aty janë bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian me kërkesat e veta, aty janë sistemet juridike dhe sistemet tjera të të dy vendeve që mund të paraqesin pengesa të ndryshme tek ato marrëveshje, ka deklaruar Soltes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme