Sot do të ndodhë eklipsi më i gjatë i Hënës në shekullin 21.
Hëna do të kalojë përmes qendrës së hijes së Tokës dhe do të marrë gradualisht një ngjyrë të kuqe ose të kafe të kuqërremë.
Periudha totale e eklipsit do të zgjasë një orë e 43 minuta.
Dukuria do të jetë e dukshme në Evropë, në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Australi dhe në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore, nisur nga ora 21:00, sipas kohës britanike të verës.
Nisur nga sonte dhe gjatë disa ditëve të ardhshme, Marsi po ashtu do të jetë më së afërti ndaj Tokës qysh në vitin 2003 dhe do të jetë i dukshëm si një “yll i ndritshëm i kuq” ku qiejt janë të kthjelltë.