Sonte zhvillohen dy ndeshje në basketboll

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Sonte zhvillohen dy ndeshje fantastike në kuadër të xhirosë së 15-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi i cili ka katër fitore e dhjetë disfata do të ballafaqohet me Vëllaznimin që ka gjashtë triumfe e tetë humbje deri më tani.

“Arpaxhikët” janë vendas, por kjo sfidë do të zhvillohet në Suharekë, për fakstin se salla “Sezai Surroi” në Prizren është në renovim.

Ky duel nis prej orës 19:00.

Në të njejtin termin do të luhet edhe një tjetër ndeshje fantastike.

Trepça me shtatë fitore e po aq humbje e pret në shtëpi ekipin e Ponte Prizrenit i cili ka statistika të njejta, me shtatë triumfe e po aq disfata.

Ky fakt do të bëjë akoma më interesant këtë ballafaqim.

Të ngjashme