Sot bllokohet e në mbrëmje zhbllokohet një tjetër segment i autostradës Durrës-Tiranë

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 09:52 | Nga

Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në vijim të ndërhyrjes në superstradën Tiranë-Durrës, ka nisur faza e pestë e punimeve për segmentin nga Ura e Dajlanit- Mbikalimi Sukth ne drejtimin Durrës-Tiranë.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Kështu:

Bllokimi/Devijimi i trafikut ka nisur në orën 06:00 të ditës së sotme datë 26/06/2018.

Automjetet që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose te vazhdojnë në rrugën dytësore.

Ky devijim do të përfundojë në orën 24:00, datë 26/06/2018.

“Plani menaxhimit të trafikut i sipërcituar mund të ndryshojë në varësi të kushteve te motit, ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

Ju njoftojmë se punimet e fazës e IV-t në segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit drejtimi Tiranë – Durrës kanë përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur për trafikun përpara afatit të parashikuar.

Kjo do të thotë se aksi Tiranë-Durrës është i përfunduar dhe i hapur në vijimësi. Tashmë do punohet në aksin në kthim Durrës-Tiranë”, thuhet në njoftim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme