Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, në Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka thënë se pas një pune disamujore në luftën ndaj sëmundjes gungore të gjedhëve, tregjet e kafshëve do të mund të rihapen në të gjithë vendin.
Ai ka deklaruar se vlerësimi i dhënë nga drejtoritë përkatëse pas hulumtimit të gjendjes në terren është real, por që në të kundërtën ata do të jenë duke e monitoruar gjendjen në vazhdimësi, njofton Klan Kosova
“Pas një pune për këtë periudhë katërmujore, në të gjithë territorin e Kosovës, për ta luftuar sëmundjen, dhe tani përmes drejtorisë për Shëndetin e Kafshëve, t’u lejohet fermerëve për të tregtuar kafshët”.
“Tani bashkërisht me inspektorët komunal do të dalim në terren për të përcjellë gjendjen. Do të vazhdojmë të kontrollojmë nëpër tregje dhe nëse hasim në parregullsi do të veprojmë me kohë. Por ne besojmë që vlerësimi është real dhe që nuk do të ketë nevojë për kurrfarë veprimi kthyes”.