Ministri i Shëndetësisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdul Rahman Mohammed Al Owais do të marr pjesë nesër në inaugurimin e punimeve të rinovimit të Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, investim ky i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ceremonia në të cilën do të marr pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani dhe zyrtarë tjerë të lartë shëndetësor do të mbahet në orën 11:00.