Sot luhet finalja e madhe Argjentina – Franca

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Sot me fillim nga ora 16:00 luhet finalja e madhe e Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Karshi njëra-tjetrës do t’i masin forcat Argjentina  dhe Franca.

Ndeshja luhet në stadiumin “Lusail”, i cili ka 88 mijë e 966 vende.

Lionel Messi do të synojë që kësaj radhe të ngris këtë trofe e cila mungon në vitrinën e tij.

Kjo është hera e dytë rresht e “gjelave” që mbërrin në këtë fazë të garave.

Herën e kaluar Franca arriti që të shpallej kampion.

Të ngjashme