Sot mot me diell dhe vranësira

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë, sot do të ketë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë i ftohtë.

“Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale”.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme