Sot në Shqipëri: Mot me diell, temperaturat deri 24°C

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikon një tjetër ditë pranverore në Shqipëri. Parashikohet për ditën e premte që moti me diell të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit.

Vranësirat do të jenë kalimtare në orët e mëngjesit. Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s,e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 1°C deri në 19°C

vendet e ulëta 5°C deri në 24°C

vendet bregdetare 8°C deri në 23°C

Të ngjashme