Veprimet e këtij kryeministri hipokrit vërtetë s’kanë të ndalur. Ai dhe turma e tij politike pretendojnë se mbështesin klasën punëtore dhe mbrojnë drejtësinë sociale, por nuk arrijnë të kujdesen dot për minatorët dhe punëtorët që varen nga pagat e tyre për të siguruar jetesën.
Duke marrë pjesë në një konventë të partisë së majtë në SHBA (Demokratët) dhe duke predikuar dhe aktruar idealet progresiste duke lënë pas dore nevojat e minatorëve, ky kryeministër tregon haptas mungesën e integritetit dhe përkushtimit ndaj këtyre parimeve.
Hipokrizia e Albin Kurtit është tradhti ndaj atyre që vuajnë nën udhëheqjen e tyre dhe për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi.
Sot, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, vuajnë të gjithë, por askush më shumë sesa minatorët dhe punëtorët.
Në mbledhjen e qeverisë kur deklaron se ka më shumë punëtorë mbi tokë sesa xehe nën tokë, kryeministri damtues z.Kurti, publikisht kërcënon për mbyllje të vendeve të punës për këta minatorë, dhe mbylljen e Trepçës.
Përndjekja tashmë ka filluar. Ndalja e pagave, kushtet mizerje dhe mashtrimi me katër milionshin janë vetëm hyrje në kapitullin e mbylljes së minierave dhe lënies në rrugë të minatorëve.