Pas shumë përgatitjeve sot fillon festa e Karnavalit “Golden Eagle” në Suharekë, ku të pranishmit mund të argëtohen me përformancat e mbi 20 grupeve pjesmarrese gjatë gjithë ditës.
Grupet qe do të marrin pjes janë: “Baleti”; “Maskotat”; Shoqëria Artistike “Jehona”; Shoqëria Artistike “Koha”; Ansambli “Shota”; Artisti i rrugës “Karcocha”; “Mexico”; “Mirror Man”; banda frymore “Cesk Zadeja”; “Quest Style Crew” etj.
Dhe kulmi i natës do të jetë koncerti nga Ronela Hajati e Majki.
Duke pasuar parasysh edicionin e parë të Karnavalin “Golden Eagle” vitin e kaluar ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte e madhe, në edicionin e dytë sipas organizatorëve ky Karnaval pritet të ketë një pjesëmarrje masive nga qytetarët.