Sot nuk punohet në objektin e Komunës në Arbëri – Dy kompanitë komunale angazhohen për largimin e pjesëve të kulmit

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 08:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punonjësit e dy ndërmarrjeve publike komunale (të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe asaj “Gjelbër”) po largojnë, sot në mëngjes, pjesët e kulmit të rrëzuar një ditë më parë nga ndërtesa e re e Komunës.

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të premten të mos punohet në këtë objekt që gjendet në lagjen “Arbëria”.

Ky vendim thuhet se është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.

“Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se të premten nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit”, thuhet në njoftim.

Një vajzë 23-vjeçare ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK, nga pjesët e kulmit që ranë në trotuar dhe rrugë, si pasojë e erës.

Të ngjashme