Spanca: Përsëritja e rekomandimeve, sfidë për ZKA-në

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 14:07 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëm 49 për qind të rekomandimeve që janë dhënë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, janë zbatuar plotësisht, derisa 51 për qind të tjera kanë mbetur të pazbatuara nga ministri të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca gjatë raportimit në Komisionin

Spanca tha se gjatë zezonës 2022/23 ka kryer gjithsej 123 auditime. E për këto 123 raporte të auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë rreth 900 rekomandime të auditimit për përmirësimin e fushave ku janë identifikuar gabime dhe mangësi.

“Zyra Kombëtare e Auditimit në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor në baza vjetore publikon raportet e audimit të performancës dhe për sezonin 2022/23 ka kryer gjithsej 123 auditime të cilat i takojnë 86 auditime financiare dhe të pajtueshmërisë për organizatat buxhetore, 11 auditime të ndërmarrjeve publike, 9 auditime të projekteve të Bankës Botërore dhe donatorëve, 2 raporte të auditimit të pajtueshmërisë të cilat janë me informata të klasifikuara me nivel të kufizuar, si dhe 15 auditime të performancës. Për këto 123 raporte të auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë rreth 900 rekomandime të auditimit për përmirësimin e fushave ku janë identifikuar gabime dhe mangësi. Prej tyre 571 rekomandime për organizatat buxhetore, 134 për ndërmarrjet publike, si dhe 195 për auditimet e performancës. Përderisa në vitin 2021 kemi dhënë 980 rekomandime, prej tyre 649 për organizatat buxhetore, 187 për ndërmarrjet publike, si dhe 144 rekomandime për raportet e auditimit të performancë”, tha ajo.

E mungesa e ministrit Liburn Aliu në mbledhjet e kaluara, ishte mollë sherri ndërmjet deputetëve të VV-së me ata të LDK-së.

“Drejtoju prokurorit të shtetit dhe të dëshmosh këto që po i deklaron këtu. Javën e kaluar the Liburn Aliu me telefon po injoron operatorët për me marr tenderit unë i bëj thirrje që ty te intervistojë që ke telefonata të tilla. Është një lloj patriotizmi edhe nëse shkon te prokurori dhe dëshmon”, tha deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

Por deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se është në pritje të ftesës nga ana e prokurorisë.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kërkoi të di se çfarë po ndodh me institucionet që nuk po kanë përmirësime.

“Unë konsideroj që roli i auditori është përmirësimi e jo përsëritja e raportimit. Tash ne si Kosovë kemi bazë më të fortë ligjore ku secili investitorë ka detyre me i rregullua parregullsitë. Për mua është shqetësim shembull kur thuhet një pjesë  e institucione nuk kanë pas planë të veprimit si Ministria e Bujqësisë. Për mua është një sfidë çka duhet më bë me këto institucione që nuk ka përmirësime”, tha Beqa.

Ndërsa auditorja tha se “Në këtë aspekt duhet vendosen edhe ndëshkime por duhet të jem edhe ne te kujdesshëm sepse nuk jemi gjykatë”.

Të ngjashme