Spanja do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi vdekjet nga Coronavirusi kaluan mbi 100

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të shtunën në mes të një rritje të madhe të vdekjeve të koronavirusit.

Ai paralajmëroi se kanë kaluar javë të vështira, por ai është zotuar se qeveria do të bëjë gjithçka që duhet për të luftuar krizën.

Numri i vdekjeve në Spanjë u rrit me rreth 50% në ditë duke arritur në 120. Ndërsa, të infektuarit u rritën në 4200.

Sanchez tha që shifra mund të shkojë në 10,000 javën e ardhshme, shkruan BBC.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë lejon qeverinë e tij të marrë masa të gjera deri në 15 ditë, duke përfshirë:

Kufizimin e lëvizjes së njerëzve ose automjeteve

Urdhërim për evakuime

Ndalimi i hyrjes në zona ose vende të caktuara

Ndërhyrja në fushat e industrisë dhe bujqësisë

Kontrollet po rriten në kufijtë në Europë, në përgjigje të koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme